Edhe Kanada shpall raundin e parë të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë

Amerika

Edhe Kanada shpall raundin e parë të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 01:03
Kryeministri kanadez Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi të martën një raund të parë të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë një ditë pasi Moska njohu rajonet separatiste Donetsk dhe Luhansk si të pavarura.

SHBA-të, Bashkimi Europian, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë njoftuar gjithashtu mënyrat se si do të godasin financiarisht Rusinë, shkruan Reuters.

SHBA dhe vendet tjera perëndimore kanë frikë se Moska po planifikon një pushtim të tërë të Ukrainës.

Por kjo gjë është mohuar nga Moska me muaj të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat