Kanadaja hap dyert për refugjatët ukrainas

Amerika

Kanadaja hap dyert për refugjatët ukrainas

Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka deklaruar se vendi i tij i ka hapur dyert për strehimin e përkohshëm të refugjatëve nga Ukraina.

Trudeau tha se kjo do të eliminojë kërkesat për viza dhe do të jetë një mënyrë më e shpejtë për të shkuar në Kanada.

“Ne po krijojmë një program të ri për ukrainasit që duan të vijnë në Kanada përkohësisht. Kjo do të eliminojë shumë nga kërkesat normale të vizave – dhe do të jetë mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të ardhur në Kanada”.

I pari i qeverisë kanadeze shtoi se po punohet edhe në zbatimin e bashkimit familjar, drejt qëndrimit të përhershëm.

“Dhe për ukrainasit me anëtarë të familjes që janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershëm, ne do të zbatojmë një rrugë të veçantë sponsorizimi të bashkimit familjar drejt qëndrimit të përhershëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat