Biden: Nuk dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë

Amerika

Biden: Nuk dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 22:15
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten, më 11 mars, se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të fuqishme”, shkroi presidenti Biden në Twitter.

"Por ne nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë.

Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore", shkroi presidenti amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat