Ambasadorja e SHBA-së në OKB në prill do të takohet me refugjatët ukrainas

Amerika

Ambasadorja e SHBA-së në OKB në prill do të takohet me refugjatët ukrainas

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:34
Linda Thomas-Greenfield

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, do të udhëtojë në Moldavi e Rumani për tu takuar me zyrtarë e refugjatë ukrainas.

Thomas-Greenfield vizitën e saj do ta bëjë në prill, për tu fokusuar në përpjekjet për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas dhe nevojat humanitare, të cilat u krijuan nga lufta e Rusisë, sipas një njoftimi nga misioni amerikan, shkruan CNN.

Ndërsa, ambasadorja që nga 2 deri më 4 prill do të takohet me refugjatë ukrainas ku do t’i dëgjojë përvojat e tyre nga dora e parë të cilat kanë ikur nga lufta.

Ajo, gjithashtu do të takohet me partnerët e organizatave joqeveritare dhe agjencitë e OKB-së që po punojnë për t’i ndihmuar refugjatët, e po ashtu edhe me zyrtarë qeveritarë të angazhuar për reagim humanitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat