Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në Nju Jork

Amerika

Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në Nju Jork

Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:05
Pamje nga sulmi me armë zjarri në një tren metroje në Bruklin

Një person që ishte në kërkim lidhur me një sulm me armë zjarri në një tren metroje në Bruklin që shkaktoi plagosjen e 10 personave, u arrestua të mërkurën pasdite, tha një zyrtar i rendit për agjencinë Associated Press.

62 vjeçari Frank R. James, u arrestua në Manhatan, tha zyrtari. Nuk janë vënë ende në dispozicion detaje të mëtejshme.

Policia kishte njoftuar të martën pasdite se po përpiqej të gjente personin, i cili besohej se kishte marrë me qira një furgon që ndoshta kishte lidhje me kryerjen e sulmit. Të mërkurën në mëngjes, autoritetet e Nju Jorkut thanë se ai ishte i dyshuar për vetë sulmin.

Autoritetet po analizonin video në media sociale, në të cilat 62-vjeçari kritikonte Shtetet e Bashkuara duke e quajtur një vend racist dhe të mbushur me dhunë dhe shante kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat