Mbi një milion vdekje me COVID-19 në SHBA

Amerika

Mbi një milion vdekje me COVID-19 në SHBA

Më: 12 maj 2022 Në ora: 12:54
Një punëtore shëndetësore duke u kujdesur për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje me koronavirus, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë-shtizë.

Kjo është shifra më e lartë e viktimave me koronavirus që ka regjistruar ndonjë shtet deri më tani, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 80 milionë raste të infektimit me koronavirus.

SHBA ka një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Rasti i parë është konfirmuar më 20 janar të vitit 2020, pasi një burrë ka udhëtuar nga Vuhani i Kinës për në Sietëll.

Në pikun e pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar deri në 4,000 vdekje në ditë.

Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë një mori arsyesh për numrin e lartë të viktimave, duke përfshirë shkallën e lartë të obezitetit dhe hipertensionit, sistemet e mbingarkuara nëpër spitale, hezitimin për t’u imunizuar dhe një përqindje të konsiderueshme të popullsisë së moshuar./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat