Zbulohet tuneli që lidhte SHBA-të me Meksikën, arrestohen gjashtë persona – policia sekuestron 800 kilogramë kokainë

Amerika

Zbulohet tuneli që lidhte SHBA-të me Meksikën, arrestohen gjashtë persona – policia sekuestron 800 kilogramë kokainë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:19
Tunel

Një tunel i gjatë që përdorej për transportimin e drogës nga kartelët meksikanë, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në SHBA.

Ky tunel lidhet Tijuana në Meksikë dhe çonte drejt San Diegos në SHBA.

Me një gjatësi prej 531 metrave, tuneli kishte edhe binarë treni, energji elektrike dhe sistem për ventilimin e ajrit.

Autoritetet amerikane të sigurisë më herët kishin vëzhguar pronën që ishte përdorur dikur si stallë, por që në fakt brenda saj fshihej kokainë që më pas transportohej në destinacione të ndryshme.

Pas ndërhyrjes së policisë është sekuestruar kokainë, metamfetaminë dhe heroinë. Gjithashtu u arrestuan gjashtë persona që po akuzohen për trafikim me lëndë narkotike.

Zyra e Prokurorit në Kaliforni, njoftoi se bëhet fjalë për 799 kilogramë kokainë të sekuestruar, 74 metamfetaminë dhe 1.5 kilogram heroinë.

Ndërkaq të dyshuarit janë të moshuar nga 31 deri në 55-vjeç, të cilët nëse shpallen fajtorë do të dënohen me burgim  të përjetshëm. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat