Musk: Do të votoj për republikanët në nëntor

Amerika

Musk: Do të votoj për republikanët në nëntor

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:37
Elon Musk

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, tha se do të votojë për republikanët në zgjedhjet e nëntorit, pasi më parë kishte votuar "me gjithë zemër" për demokratët.

“E dini, realiteti është se Twitter është në favor të së majtës ekstreme për momentin dhe unë do ta quaja veten as republikan dhe as demokrat të moderuar”, tha Musk në podcastin All-In gjatë një konference teknologjike dje në Majami.

Ai tha se gjithmonë ka votuar me gjithë zemër për demokratët.

“Mendova se nuk mund të votoja kurrë për republikanët, vetëm për të qenë i qartë. Por unë do të votoj për ta në zgjedhjet e ardhshme”, tha Musk, transmeton Hill.

Demokratët dhe republikanët po përgatiten për zgjedhjet në nëntor, në të cilat do të votojnë për të gjitha 435 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për 35 ulëset në Senat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat