Stuhia në Kanada, 5 të vdekur dhe mbi 1 milion shtëpi pa drita

Amerika

Stuhia në Kanada, 5 të vdekur dhe mbi 1 milion shtëpi pa drita

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë jetë të humbura, miliona dollarë dëme biznese dhe banesa

Një stuhi e rëndë ka goditur jugun e Kanadasë duke lënë pa energji elektrike rreth një milion shtëpi, teksa kanë humbur jetën pesë persona.

Fuqia e erës ishte shumë e madhe, deri në 132 kilometër për orë, teksa ka dëme të mëdha materiale.

Një stuhi e fortë ka goditur provincat e Ontarios dhe Quebecut duke sjellë deri më tani 5 humbje jete dhe dëme të shumta materiale.

Mediet vendore njoftojnë për rreth një milion shtëpi në Kanadanë jugore të mbetura pa energji elektrike.

Katër persona humbën jetën për shkak të pemëve të shkulura dhe një grua vdiq kur një varkë u përmbys në lumin Otava.

Autoritetet njoftojnë se erërat e forta arritën deri në 132 km/h, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Për të rikthyer energjinë elektrike për një milion shtëpitë në zonën jugore do të duhet ditë të tëra punime, teksa shtabet e emergjencës kanë dalë në terren.

Stuhia e fuqishme, e cila zgjati më shumë se dy orë, shkuli shumë pemë dhe dëmtoi mijëra shtëpi e biznese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat