Udhëtoi shtatë orë me makinë për të gëzuar me lodra fëmijët pas sulmit me armë në Uvade

Amerika

Udhëtoi shtatë orë me makinë për të gëzuar me lodra fëmijët pas sulmit me armë në Uvade

Më: 29 maj 2022 Në ora: 08:54
Patrick Johnson

Patrick Johnson ka qëndruar në sheshin e qytetit Uvalde, nën hijen e një peme, derisa dielli binte mbi qytet.

Fëmijët e vegjël afroheshin tek tavolina e tij si të turpëruar, e cila ishte e mbuluar me lodra.

Johnson, 58-vjeçar, është një nga njerëzit e shumtë që kanë udhëtuar me kilometra të tëra për të qenë bashkë me komunitetin në Uvalde, derisa ka thënë se është duke u përpjekur që ta kuptojë se si një 18-vjeçar i ka vrarë 19 nxënës dhe dy mësues në Robb Elementary, të martën e javës së kaluar.

Ai tha se ishte duke ngrënë drekë në një restorant kur mësoi për të shtënat në shkollë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Menjëherë shpërtheva në lot. Unë as që jam nga kjo zonë, por jam i lënduar. Kjo ju bën të mendoni për fëmijët tuaj. Të bën të kuptosh se mund të kesh qenë ti, duke vajtuar për fëmijët e tu”, ka thënë Johnson.

Kështu që ai vendosi të merrte masa. Një ditë pas të shtënave, ai udhëtoi me makinë për më shumë se shtatë orë për në Uvalde nga vendlindja e tij Harleton, Teksas.

Ndalesa e tij e parë ishte një Walmart, ku ai e mbushi bagazhin e tij plot me lodra për fëmijë përpara se të shkonte në sheshin e qytetit.

Gjatë tre ditëve të fundit, Johnson ka vendosur një tavolinë të cilën e ka mbuluar me lodra për fëmijë, të cilët të gjithë i marrin falas. Sa herë që harxhohet tavolina, ai sërish shkon me e mbulon atë me lodra.

Ai këtë veprim e bën si shenjë solidarizimi me komunitetin atje dhe përjetimet e tyre pas të shtënave me armë zjarri, shkruan CNN.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson e bën një gjë të tillë, ai edhe më herët kishte vepruar kështu nëse kishte sulme me armë zjarri në ndonjë shkollë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat