Amerikanët festojnë Juneteenth, ditën që shënoi fundin e skllavërisë

Amerika

Amerikanët festojnë Juneteenth, ditën që shënoi fundin e skllavërisë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1865 ushtarët e Unionit informuan një grup skllevërish afrikano-amerikanë në Galveston të Teksasit, se ishin tashmë të lirë, afro 2 vjet e gjysmë pas nënshkrimit nga Presidenti Abraham Lincoln të Deklaratës për Lirimin e skllevërve.

Me një vendim të Presidentit Joe Biden kjo ditë tashmë është shpallur festë kombëtare. Ajo i bashkohet 10 festave të tjera federale dhe është e para që shtohet që kur dita që përkujton lindjen e udhëheqësit për të drejtat civile në ShBA, Martin Luther King Jr., u bë festë federale në vitin 1983.

Ligji për shpalljen e kësaj date si festë mbërriti në tavolinën e Presidentit Biden një vit më parë, pas miratimit në bllok të tij në Kongres me shumicë dërrmuese, në një votim që rezultoi me 415 vota pro dhe 14 kundër./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat