Humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësues, shkolla fillore ku ndodhi masakra në Teksas, do të shkatërrohet

Amerika

Humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësues, shkolla fillore ku ndodhi masakra në Teksas, do të shkatërrohet

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksas, ku një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësues, do të shkatërrohet. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit, Don McLaughlin gjatë një takimi të tensionuar dhe emocional të këshillit me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat, sipas BBC.

Por ai nuk tha një datë se kur do të prishet shkolla. Zemërimi i publikut është rritur që nga sulmi i majit, me policinë e akuzuar se ka pritur mbi një orë për t’u përballur me sulmuesin.

“Mendimi im dhe e kam bërë këtë diskutim me mbikëqyrësin, është se shkolla do të shkatërrohet. Asnjëherë nuk mund t’i kërkoni një fëmije, ose mësuesit të kthehet sërish në atë shkollë”, tha McLaughlin.

Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta. Presidenti amerikan Joe Biden kishte sugjeruar rrëzimin e shkollës, tha senatori shtetëror Roland Gutierrez për mediat lokale muajin e kaluar.

Robb Elementary nuk do të jetë shkolla e parë që do të shkatërrohet pas një sulmi masiv. Shkolla fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, u shkatërrua pasi 20 nxënës të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit u qëlluan në vitin 2012 dhe një shkollë e re u ndërtua në të njëjtën tokë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat