​Biden: USAID e organizata të tjera ta ndihmojnë Afganistanin

Amerika

​Biden: USAID e organizata të tjera ta ndihmojnë Afganistanin

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:26
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka udhëzuar USAID-in dhe organizatat e tjera federale amerikane që të vlerësojnë mënyrat se si mund të ndihmojnë ata që janë prekur më shumë nga tërmeti në Afganistan, tha këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë për nevojat e popullit afgan.

Ne do të jemi me të gjatë dhe pas kësaj tragjedie të tmerrshme”, tha Sullivan në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Një tërmet i fortë që goditi mbrëmë rajonin malor, rural të Afganistanit lindor, pranë kufirit me Pakistanin, ka lënë të vdekur të paktën 1.000 njerëz.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat