Kryebashkiaku mban premtimin, buldozeri shtyp dhjetëra motoçikleta dhe automjete të sekuestruara në Nju Jork

Amerika

Kryebashkiaku mban premtimin, buldozeri shtyp dhjetëra motoçikleta dhe automjete të sekuestruara në Nju Jork

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 22:25
Buldozeri shtyp dhjetëra motoçikleta dhe automjete të sekuestruara në Nju Jork

Mbi 100 motoçikleta dhe automjete të tjera për terrene të vështira u rreshtuan dhe u shtypën nga një buldozer, në qytetin e Nju Jorkut.

Sipas mediave të huaja, ato ishin vetëm disa nga 2000 automjetet e paligjshme që u sekuestruan këtë vit nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

Një veprim i tillë, siç thuhet më tej, u bë nën një premtim të kryebashkiakut Eric Adams për të zhdukur “telashet” nga qyteti.

Motoçikletat dhe automjetet për terrene të vështira janë projektuar për rrugë të paasfaltuara dhe është e paligjshme t’i ngasësh ato në rrugët e qytetit.

Policia e Nju Jorkut ka thënë se i shkatërron motoçikletat vetëm pasi përpiqet të gjejë pronarët e tyre të ligjshëm.

Komisioneri i policisë Keechant Sewell tha se NYPD vazhdon të sekuestrojë motoçikleta të paligjshme në emër të sigurisë dhe rendit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat