Anthony Fauci planifikon të pensionohet në fund të mandatit të Biden

Amerika

Anthony Fauci planifikon të pensionohet në fund të mandatit të Biden

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:39
Anthony Fauci

Dr. Anthony Fauci, një ekspert i sëmundjeve infektive, i cili është këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, do të pensionohet deri në fund të mandatit të Biden, ka deklaruar ai të hënën.

Siç bëhet e ditur nga Reuters, Fauci, 81-vjeçar, ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NIAID) që nga viti 1984 dhe u bë fytyra e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të menaxhuar pandeminë e COVID-19.

Ai ka shërbyer në grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për luftimin e coronavirusit në udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump.

Politico publikoi një intervistë me Faucin të hënën, në të cilën Fauci tha se nuk priste të qëndronte në qeveri derisa të zhduket coronavirusi, pasi ai mendon se “do të jetojmë me këtë” për vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat