Vdiq tragjikisht, i jepet lamtumira e fundit Ivana Trumpit

Amerika

Vdiq tragjikisht, i jepet lamtumira e fundit Ivana Trumpit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:11
Funerali i Ivana Trump

Ish-bashkëshortes së Donald Trump, Ivana Trump po i jepet lamtumira e fundit në New York. Familja Trump është bashkuar në një dalje të rrallë në publik për të përcjellë të dashurën e tyre.

Zonja Trump, 73 vjeç, vdiq javën e kaluar pasi raportohet se ra nga shkallët e apartamentit të saj në Manhattan.

Mes të pranishmëve janë tre fëmijët e Donald dhe Ivanës, Ivanka, Eric dhe Donald Trump Jr, të cilët pritet të flasin të gjithë gjatë funeralit. Dyshja ishin të martuar për 15 vjet midis 1977 dhe 1992.

Image
Familja Trump është bashkuar në një dalje të rrallë

Me origjinë nga Çekosllovakia e atëhershme, Ivana Trump ishte një personazh i shquar që u bë objekt i interesit intensiv publik së bashku me Donald Trump gjatë viteve 1980 dhe 1990. Pasi dyshja u ndanë, ajo vazhdoi të lansonte një linjë produktesh bukurie, bizhuterish dhe veshjesh.

Në funeralin të mërkurën, tre fëmijët e Ivanës dhe Donaldit u panë duke qëndruar së bashku pranë bashkëshortëve dhe familjeve të tyre. Ish-presidenti mbërriti veçmas së bashku me personelin e sigurisë dhe bashkëshorten e tij Melanie Trump.

Image
Familja Trump është bashkuar në një dalje të rrallë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat