E pazakontë/ “Po më tradhton burri”, 37 vjeçarja qëllon me armë në aeroport, Policia merr vendimin drastik

Amerika

E pazakontë/ “Po më tradhton burri”, 37 vjeçarja qëllon me armë në aeroport, Policia merr vendimin drastik

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:30
Udhëtarët janë tmerruar e më pas nisën të vraponin për t’u mbrojtur

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e rëndë u shënua në një aeroport ku një grua nxori një armë dhe filloi të qëllonte në ajër brenda një aeroporti të Dallasit, duke terrorizuar udhëtarët përpara se një oficer policie ta qëllonte në këmbë dhe ta ndalonte, sipas mediave të huaja.

Ishte pak para orës 11 të mëngjesit, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet.

Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit.

Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar e më pas nisën të vraponin për t’u mbrojtur.

Sipas NBC, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte .

“Ajo tha se ai po e tradhtonte dhe se do të ‘hedhte në erë vendin’,” tha James.

Një oficer policie e ka mobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat