E tmerrshme një burrë tenton të përdhunojë në mes të rrugës 30-vjeçaren

Amerika

E tmerrshme një burrë tenton të përdhunojë në mes të rrugës 30-vjeçaren

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 21:55
Ilustrim

Policia e New York-ut është në kërkim të një burri i cili tentoi të përdhunonte një grua 30-vjeçare. E reja ishte duke shëtitur me qenin e saj të shtunën në mëngjes në Bushwick, Brooklyn.

Sulmi seksual ka ndodhur rreth orës 08:30 dhe gjithçka është filmuar në kamera. Ai e ndjek atë nga pas dhe më pas e shtyn në tokë teksa qenushi i vogël i vajzës nis të lehë.

E tmerruar ajo e shtyn në tokë agresorin dhe më pas nis të vrapojë e frikësuar. Sipas informacioneve, burri është ende në kërkim dhe nuk është arrestuar ende.

Një episod i tillë i nodhur në mes të ditës ka frikësuar njujorkezët të cilët ndihen të pasigurt.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Breitbart (@wearebreitbart)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat