FBI ia bastisi shtëpinë, CNN publikon imazhe të letrave që Trump i hidhte në toaletet e Shtëpisë së Bardhë

Amerika

FBI ia bastisi shtëpinë, CNN publikon imazhe të letrave që Trump i hidhte në toaletet e Shtëpisë së Bardhë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:49
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Mediumi amerikan CNN ka publikuar disa imazhe ku ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shqyer dokumente dhe letra e më pas i ka hedhur në toalet e të cilat mbajnë dorëshkrimin e tij.

Siç raporton gazetarja Maggie Haberman nga New York Times dhe kontribuuese e CNN, Trump ka hedhur letra në toalet që më vonë janë zbuluar nga riparuesit e toaleteve kur janë thirrur për t’i rregulluar toaletet e bllokuara.

“Ai hidhte kohë pas kohe letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë – vetëm për t’u zbuluar më vonë kur riparuesit u thirrën për të rregulluar tualetet e bllokuara. Trump i ka mohuar akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për Axios të hënën, një zëdhënës pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar”, thuhet në raportimin e mediumit amerikan.

Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se çfarë i referohen dokumenteve – dhe kush janë autorët – por duket se ato janë të shkruara me dorëshkrimin e Trump me shënues të zi.

Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetra është nga një udhëtim jashtë shtetit që iu dha asaj nga një burim i Shtëpisë së Bardhë Trump.

Në raste të tjera, Trump do t’i ngarkonte ndihmësit e tij me detyra që të mbanin kuti me mesazhe të palexuara, artikuj dhe drafte të tëeet-eve në bordin e avionit presidencial që ai t’i shqyrtonte dhe më pas t’i griste në copa.

Image
CNN publikon imazhe të letrave që Trump i hidhte në toaletet e Shtëpisë së Bardhë
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat