BBC publikon pamjet: Brenda rezidencës së Trumpit që e kontrolloi FBI-ja

Amerika

BBC publikon pamjet: Brenda rezidencës së Trumpit që e kontrolloi FBI-ja

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:38
Brenda rezidencës së Trumpit të kontrolluar nga FBI

Siç kemi raportuar, Mar-a-Lago, rezidenca kryesore e ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Palm Beach, Florida, është kontrolluar nga agjentë federalë.

Trump ka thënë se rezidenca e tij po “bastisej” nga agjentë të FBI-së, në atë që ai e quajti një akt të “sjelljes së pahijshme të prokurorisë”, raporton BBC, përcjell Bota sot.

“Një grup i madh agjentësh të FBI-së” kreu një “bastisje të paparalajmëruar” në rezidencën time Mar-a-Lago në Palm Beach", tha ish-presidenti amerikan në një deklaratë.

Kërkimi nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së thuhet se lidhet me trajtimin e dokumenteve zyrtare nga Trump.

Këto pamje ajrore tregojnë skenën jashtë pronës mbrëmë.

Image
Brenda rezidencës së Trumpit të kontrolluar nga FBI
Image
Brenda rezidencës së Trumpit të kontrolluar nga FBI
Image
Brenda rezidencës së Trumpit të kontrolluar nga FBI
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat