​Shtëpia e Bardhë: Biden s’ishte i informuar mbi bastisjen në shtëpinë e Trump

Amerika

​Shtëpia e Bardhë: Biden s’ishte i informuar mbi bastisjen në shtëpinë e Trump

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:35
Presidenti Joe Biden dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nuk ishte i informuar paraprakisht për bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë po kryen një hetim të pavarur.

“Presidenti nuk ishte i informuar, ai nuk ishte në dijeni për këtë, as dikush nga Shtëpia e Bardhë nuk dinte për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Trump tha sot se agjentët e FBI-së bastisën pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida dhe se ata thyen kasafortën gjatë kontrollit.

Sipas dy burimeve të njohura me situatën, FBI kontrolloi rezidencën e Trump bazuar në një urdhër si pjesë e një hetimi për heqjen dhe shkatërrimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë pas presidencës së tij, raportoi Guardian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat