11 të vrarë e 16 të plagosur nga përleshje e përgjakshme e bandës së El Chapos në burg

Amerika

11 të vrarë e 16 të plagosur nga përleshje e përgjakshme e bandës së El Chapos në burg

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 07:10
Meksikë

Përleshje e përgjakshme mes bandave të drogës në një burg në Meksikë.

Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti mes dy karteleve rivale në Juarez, Meksikë. Bëhet fjalë për një përplasje mes Los Chapos, anëtarë të kartelit famëkeq të udhëhequr më parë nga Joaquin “El Chapo” Guzman dhe grupi lokal Los Mexicles. Përleshja ka ndodhur në burgun e vendosur në kufi të Meksikës, në Juarez.

Zëvendësministri i Sigurisë Ricardo Mejia tha se të shtënat me armë zjarri kanë nisur pasditen e kaluar në një prej qelive. Sulmi sipas tij, është përshkallëzuar dhe nuk ka mundur të ndalet.

Ai shtoi se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe 16 persona, por ende nuk dihet se çfarë e ka nisur këtë përleshje. Si autorë të ngjarjes deri më tani janë vënë në pranga gjashtë anëtarë të Mexicles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat