Rriten vaksinimet kundër lisë së majmunëve në Kaliforni

Amerika

Rriten vaksinimet kundër lisë së majmunëve në Kaliforni

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit kundër lisë së majmunëve, autoritetet në Los Anxhelos kanë hapur dhjetëra klnika të reja për ata që duan të vaksninohen. Sipas autoriteteve lokale kërkesa për t’u vaksinuar është e lartë, siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i përket lisë së majmunëve, pasi numri i rasteve në këtë shtet vazhdon të rritet.

Klinika janë hapur në të gjithë vendin për ta bërë më të lehtë për banorët që duan të vaksinohen.

Çdo klinikë mund të vaksinojë rreth 200 njerëz në ditë, ndërsa më parë banorët duhet të lënë orar për takimin. Sipas autoriteteve lokale kërkesa është e lartë.

“U vaksinova vetëm që të mos sëmurem. Shpresoj që të mos infektohem, pasi kam dëgjuar nga të tjerët që simtomat janë të rënda. Me rritjen e numrave, është më mirë të jesh i sigurt”, thotë Taylor, banor në Los Anxhelos.

“Unë e përdor palestrën shumë dhe ky është shqetësimi më i madh për mua. E di që shumë njerëz nuk janë shumë të pastër në palestër. Dhe kjo ishte arsyeja përse doja të merrja vaksinën kundër lisë së majmunit. Unë kam shumë miq që janë vaksinuar”, thotë Ashlon, një tjetër banor.

Autoritetet shëndetësore në lagjen “West Hollywood” në Los Anxhelos thonë se pasi numrat e infektimeve u rritën, ata u detyruan të hapnin më shumë klinika për vaksinimet.

“Arsyeja kryesore pse rritëm vaksnimet është sepse shumë prej rasteve ishin në këtë zonë ashtu edhe në zonën përreth. Por ata individë që po testoheshin dhe duhej të shkonin të merrnin vaksinat, duhej të udhëtonin me orë të tëra jashtë zonë sonë”, thotë John Erickson, një zyrtar lokal në “West Hollywood”.

Sipas zyrtarit lija e majmunëve është një shqetësim i veçantë për shumë prej zgjedhësve të tij.

“Siç e dimë lija e majmunëve megjithëse nuk është një sëmundje homoseksuale ajo po prek në mënyrë disproporcionale burrat që kryejnë marrëdhënie intime me burra. Pra, në fund të fundit, në këtë lagje ka një komunitet të madh LGBTQ”, thotë zoti John Erickson.

Lija e majmunëve nuk klasifikohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Ajo përhapet përmes kontaktit fizik të ngushtë, ose intim si përqafimi, puthja dhe seksi, por mund të transmetohet edhe duke prekur sendet e infektuara si veshjet, shtratin ose peshqirët.

Që nga fillimi i gushtit, Kalifornia ka mbi një mijë raste të regjistruara të lisë së majmunëve. Katërqind prej tyre janë në Los Anxhelos, një rritje 100% nga vetëm një javë më parë.

Qyteti i San Franciskos po sheh një rritje të ngjashme dhe përballet me mungesa të vaksinave.

“Udhëzimi aktual është nga autoritetet që rreth 35-40 mijë individë në San Francisko duhet të vaksinohen për linë e majmunëve në këtë kohë. Pra, kjo është ajo që ne kërkuam. Por, për fat të keq, ne nuk kemi marrë kaq shumë vaksina”, thotë doktor Lukejohn Day.

Zyrtarët shëndetësorë të Los Anxhelosit shpresojnë të vaksinojnë mijëra banorë deri në fundt të muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat