​SHBA po ndjek rastin e gruas saudite të dënuar me burg për postim në Twitter

Amerika

​SHBA po ndjek rastin e gruas saudite të dënuar me burg për postim në Twitter

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 21:41
Salma al-Shehab

Shtetet e Bashkuara po analizojnë rastin e aktivistes për të drejtat e grave Salma al-Shehab, e cila u dënua me 34 vjet burg në Arabinë Saudite, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

"Ushtrimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur të drejtat e grave nuk duhet të kriminalizohet kurrë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Salma al-Shehab (34), e cila po bënte studime doktorate në Universitetin e Leeds dhe u kthye në shtëpi në Arabinë Saudite me pushime, u dënua pasi kishte një llogari në Twitter dhe përcillte përmes komenteve disidentët dhe aktivistët, raportoi britanikja Guardian.

Nëna e dy fëmijëve të vegjël, fillimisht u dënua me tre vjet burg për shkak të trazirave publike dhe destabilizimit të sigurisë civile dhe kombëtare.

Një gjykatë apeli, megjithatë, vendosi një dënim me 34 vjet burg të hënën, pasi prokurori i kërkoi gjykatës të shqyrtonte krime të tjera të supozuara.

Akuzat e reja përfshijnë pretendime se Shehab ka ndihmuar ata që kërkojnë të shkaktojnë trazira publike dhe të destabilizojnë sigurinë civile dhe kombëtare duke ndjekur llogaritë e tyre në Twitter dhe duke ripërsëritur postimet e tyre në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat