Viti kur gratë amerikane nisën të kenë të drejtë vote

Amerika

Viti kur gratë amerikane nisën të kenë të drejtë vote

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Më 18 gusht 1920, legjislatura e shtetit Tenesi miratoi amendamentin e 19 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, gjë e cila iu siguroi grave amerikane të drejtën e votës.

Vota e legjislaturës së shtetit Tenesi i dha fund një debati mbarëkombëtar që kishte vazhduar për më shumë se një shekull. 

Në vitin 1787, kushtetuta amerikane u garantoi burrave të bardhë pronarë të drejtën e votës. Më 1869, amendamenti i 15 u dha të drejtën e votimit edhe burrave zezakë dhe ish skllevërve meshkuj. 

Fushata për t’u dhënë grave të drejtën e votës përfundoi me sukses kur kushtetutës amerikane iu shtuan këto fjalë: “Qytetarëve amerikanë nuk do t’u mohohet apo t’u kufizohet e drejta për të votuar nga qeveria federale apo qeveritë shtetërore për shkak të gjinisë.” 

Megjithëse disa shtete u kishin dhënë grave të drejtën e votës, shumica e grave amerikane nuk mund të votonin. Madje në disa shtete, pjesëmarrja e grave në votim ishte kundër ligjit. Por amendamenti 19 e ndryshoi këtë praktikë dhe si rrjedhim edhe politikën amerikane në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat