E tmerrshme/ Aeroplani lëshon “zjarr” në qiell, si u shmang katastrofa me 256 pasagjerë në bord?

Amerika

E tmerrshme/ Aeroplani lëshon “zjarr” në qiell, si u shmang katastrofa me 256 pasagjerë në bord?

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:43
Avioni do të fluturonte nga Newark në São Paulo, Brazil

Një avion Boeing 777 me 256 pasagjerë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Newark të Nju Xhersit të enjten pas një problemi mekanik.

“Avioni ynë përjetoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar “shkëndija zjarri”,  dhe më pas u detyrua të bente një ulje emergjente”, tha United Airlines për Insider.

Avioni u detyrua të ulej për shkak të problemeve me motorin. Sipas informacioneve, avioni ka pasur një problem me një pompë hidraulike.

Avioni do të fluturonte nga Newark në São Paulo, Brazil. Avioni u nis në orën 23:01 me orën lokale të së mërkurës, por fluturimi u devijua. Të dhënat nga FlightAware duket se tregojnë se avioni fluturoi pak pasi arriti në Oqeanin Atlantik, dhe për shkak të problemeve në motor u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark rreth dy orë pasi u nis.

Reuters raportoi në fillim të kësaj jave se United Airlines kishte hequr nga shërbimi 25 nga avionët e saj Boeing 777-200, duke çuar në disa anulime fluturimesh, sepse linja ajrore nuk kishte kryer inspektimet e duhura.

United Airlines nga ana tjetër tha se kishte filluar inspektimet dhe po punonte me FAA për t’i rikthyer avionët në shërbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat