Treni godet veturën e policisë amerikane, brenda të cilës ishte një grua e prangosur – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika

Treni godet veturën e policisë amerikane, brenda të cilës ishte një grua e prangosur – publikohen pamjet rrëqethëse

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Policia në Colorado ka publikuar videon rrëqethëse ku shihet se  si treni e godet veturën e policisë, brenda të cilës ishte një grua e arrestuar dhe me pranga në duar, shkruan CNN.

Menaxhmenti i policisë në Fort Lupton të dielën publikoi pamjet ku shihet Yareni Rios-Gonzalez brenda veturës së policisë që goditet nga treni.

Rios Gonzalez pas përplasjes nga treni është hospitalizuar pas plagëve të shumta që i ka pësuar. Në fakt policët e kishin ndalur Rios-Gonzalezin gjatë 16 shtatorit për “vozitje të pakontrolluar”, dhe menjëherë e kishin prangosur duke e futur në veturën e policisë që ishte parkuar në mes të rrugës, pak metra pas veturës së saj.

 

Në video shihet duke qëndruar e ulur në veturë, derisa policia ia kontrollonin mjetin. Disa minuta më pas, dëgjohet sirena e trenit dhe policët e kapluar nga paniku derisa treni godet mjetin – që e hedh dhjetëra metra në një fushë.

Në video shihen policët duke kërkuar ndihmë mjekësore, kurse avokati i Rios-Gonzalez, Paul Ëilkinson, ka thënë për CNN se ajo ka kërkuar me çdo kusht të dalë nga veturave derisa treni po i afrohej.

“Derisa ishte ulur në pjesën e pasme të veturë, ka mundur ta shoh trenin duke ardhur. Ka tentuar të ikë, tentoi të hapë derën, por ka qenë e lidhur me pranga”, tha avokati mbrojtës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat