​SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë pas referendumit në Ukrainë

Amerika

​SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë pas referendumit në Ukrainë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

SHBA, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, po punojnë për të vendosur shpejt masa të ashpra ekonomike ndaj Rusisë për shkak të referendumeve të rreme në disa rajone të Ukrainës, deklaroi sot kreu i Departamentit të Shtetit përgjegjës për koordinimin e sanksioneve, James O'Brien.

Ai pret që ritmi me të cilin administrata e presidentit Joe Biden ka shpallur sanksione kundër Rusisë mesatarisht çdo gjashtë javë do të vazhdojë.

“Do të ketë më shumë paketa sanksionesh. Ne po punojmë për masa të reja. Gjithçka është në tryezë”, tha ai, duke shtuar se Uashingtoni do të fokusohet në sektorin financiar dhe teknologjinë e lartë kur bëhet fjalë për sanksionet e reja.

SHBA deri më tani ka vendosur disa raunde sanksionesh kundër Moskës pas agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat