​Primi për loto amerikane arriti në 1.9 miliardë dollarë rekord

Amerika

​Primi për loto amerikane arriti në 1.9 miliardë dollarë rekord

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Primi për lotarinë amerikane Powerball arriti në 1.9 miliardë dollarë rekord, pasi nuk pati fitues në shortin e 39-të radhazi.

Organizatorët e asaj loje të fatit njoftuan se gjasat për të fituar çmimin janë një në 292 milionë, raporton BBC.

Xhekpoti rekord i deritanishëm arriti në 1.59 miliardë dollarë, i cili u nda nga tre fitues në vitin 2016.

Në shortin e djeshëm ishin 16 fitues që përputheshin me pesë nga gjashtë numrat dhe secili prej tyre fitoi nga një milion dollarë.

Nëse ka një fitues në shortin e ardhshëm, ai do të ketë dy opsione - të marrë 929 milionë dollarë menjëherë ose të marrë 1.9 miliardë dollarë në këste të barabarta gjatë 29 vjetëve të ardhshme.

Powerball luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujve të Virgjër, dhe një biletë kushton dy dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat