Ivanka Trump nuk do ta ndihmojë në zgjedhje presidenciale të vitit 2024 Donald Trumpin

Amerika

Ivanka Trump nuk do ta ndihmojë në zgjedhje presidenciale të vitit 2024 Donald Trumpin

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:32
Ivanka dhe Donald Trump

Ivanka Trump ka vendosur të tërhiqet nga politika amerikane dhe të mos bashkohet aktivisht me përpjekjet e babait të saj për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

“Vendosa t’u jap prioritet fëmijëve të mi të vegjël dhe jetës private që ne krijojmë si familje”, tha Ivanka.

Të martën, Donald Trump paraqiti kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Familja e tij, duke përfshirë gruan e tij Melania dhe djalin Eric, ishin të pranishëm në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. I pranishëm ishte edhe bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, por jo edhe Ivanka.

“Unë e dua shumë babanë tim. Megjithatë këtë herë zgjedh familjen. Nuk kam në plan të merrem me politikë. Edhe pse gjithmonë do ta dua dhe do ta mbështes babanë tim, në të ardhmen do ta bëj jashtë arenës politike. Jam mirënjohëse që pata nderin t’i shërbej popullit amerikan dhe do të jem gjithmonë krenare për arritjet e shumta të administratës sonë”, tha Ivanka.

Le të kujtojmë se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj luajtën role kyçe në administratën Trump dhe ishin nën kritikat e publikut për shumë nga ekseset e tyre, pjesërisht për shkak të jetës së tyre të mëparshme si pjesë e skenës sociale elitare të Manhattan, e cila është kryesisht demokratike, raporton cnn.

Që kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, Ivanka Trump dhe familja e saj janë zhvendosur në një rezidencë të shtrenjtë në Florida.

Ajo kohët e fundit dëshmoi para një komiteti që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol, në të cilin mbështetësit ekstremistë të Trumpit u përpoqën të kthenin humbjen e tij në zgjedhje.

Ivanka Trump ishte me babanë në Shtëpinë e Bardhë atë ditë dhe është një nga më shumë se 800 dëshmitarët e intervistuar nga komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat