Pence refuzon të dëshmojë para Komisionit të 6 janarit

Amerika

Pence refuzon të dëshmojë para Komisionit të 6 janarit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 07:20
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence

Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dëshmonte para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit sepse Kongresi "nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë time".

Në një intervistë me televizionoin CBS, zoti Pence tha se do të ishte një "precedent shumë i keq për Kongresin që të thërriste një nënpresident të Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar rreth bisedimeve të zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë."

Në seancat e profilit të lartë, komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve e ka vënë theksin tek refuzimi i zotit Pence për të mbështetur përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve ku ai humbi ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Zotit Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e zotit Biden.

Megjithatë zoti Pence, tha se nuk do të bashkëpunonte vullnetarisht me komisionin e Kongresit, duke thënë se do ta refuzonte një gjë të tillë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat