Autoritetet meksikane zbulojnë kafka njerëzore në një pako që do të dërgohej në SHBA

Amerika

Autoritetet meksikane zbulojnë kafka njerëzore në një pako që do të dërgohej në SHBA

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Katër kafka njerëzore u zbuluan brenda një pakete në një aeroport meksikan që do të dërgohej me korrier në Shtetet e Bashkuara, thanë të premten autoritetet lokale.

Kafkat u gjetën të mbështjella me letër alumini brenda një kutie kartoni në aeroportin Interkontinental Queretaro në Meksikën qendrore, thuhet në një deklaratë nga Garda Kombëtare.

Pakoja ishte dërguar nga shteti bregdetar perëndimor i Michoacan – një nga pjesët më të dhunshme të vendit – dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, Karolina e Jugut, thuhet tutje.

Garda Kombëtare nuk dha detaje të mëtejshme mbi moshën, identitetin apo motivin e mundshëm për dërgimin e mbetjeve njerëzore.

Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të posaçme nga një autoritet kompetent shëndetësor, i cili nuk është marrë, sipas deklaratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat