Autobusi bie në luginë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Amerika

Autobusi bie në luginë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

11 persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një luginë në lindje të Bolivisë, tha policia lokale.

Aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk janë zbardhur, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit me 30 dhjetor, në një rrugë që lidh qytetin e Santa Cruz me fshatin Saipina.

“Kemi 11 të vdekur dhe 23 të plagosur”, tha Oscar Medrano, shefi i policisë lokale, për kanalin televiziv privat Unitel.

Disa nga të plagosurit po trajtohen në spitalin Saipina ndërsa të tjerët, gjendja e të cilëve ishte më e rëndë, u dërguan në spitalet në Santa Cruz.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) në vitin 2021 në Bolivi 1,325 njerëz u vranë në aksidente trafiku dhe 11,155 u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat