Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është arrestuar për lidhje me një oligark rus në Nju Jork

Amerika

Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është arrestuar për lidhje me një oligark rus në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:48
Charles McGonigal

NEW YORK: Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së në Nju Jork është arrestuar për lidhjet e tij me një oligark rus, thanë, të hënën burimet e zyrës shtetrore të zbatimit të ligjit për tekevizionin amerikan ABC News.

I arrestuar është Charles McGonigal, i cili ka qenë agjenti i posaçëm i ngarkuar me veprime  kundërzbulimi në zyrën e FBI-së në Nju Jork. 

Ai është i arrestuar simbas medias alerikane për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve. 

McGonigal doli në pension nga FBI në vitin 2018. 

Ai u arrestua të shtunën pasdite pasi mbërriti në aeroportin JFK pas udhëtimit në Sri Lanka, thanë burimet e ABC News në New York.

McGonigal në intervistimin e parë  u vet-deklarua i pafajshëm për aktakuzën dhe nuk i pranoi katër pika të zbuluara nga hetimet në intervisten të hënën në Manhattan.

Gjykatësi urdhëroi lirimin e tij me një garanci prej 500,000 dollarësh, plus kufizime në udhëtimin e tij dhe ndalime për të kontaktuar këdo që lidhet me rastin.

Ai u akuzua se ka bashkëpunuar me një përkthyes gjyqësor, (rusisht-anglisht)Sergej Shestakov, i cili gjithashtu punonte me kompaninë ruse.

McGonigal, 54 vjeç, akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së duke u përpjekur për të hequr kompaninë Deripaska nga lista e sanksioneve. 

McGonigal është një nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim të rangut të tillë.

McGonigal dhe Shestakov, të cilët punonin për oligarkët ruse, kan interferuar te hetues të FBI-së, që dyshohet se ranë dakord në vitin 2021 të hetojnë një oligark rival rus në këmbim të pagesave nga Deripaska, sipas Departamentit të Drejtësisë. 

McGonigal dhe Shestakov akuzohen për marrjen e pagesave përmes kompanive « through shell » kompani guaskë dhe falsifikimin e nënshkrimeve për të mbajtur sekret që Deripaska po i paguante ata.

Të dy përballen me akuza për pastrim parash përveç akuzave për shkelje të sanksioneve. Secila nga katër akuzat mbart një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim.

“FBI është e angazhuar për zbatimin e sanksioneve ekonomike të krijuara për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë, veçanërisht kundër aktiviteteve armiqësore të një qeverie të huaj dhe aktorëve të saj”, tha në një deklaratë ndihmësdrejtori i ngarkuar i FBI-së, Michael Driscoll. 

Duke shtuar se: “Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje me dhunë”.

Driscoll vazhdoi, "Siç pretendohet, z. McGonigal dhe z. Shestakov, të dy shtetas amerikanë, vepruan në emër të Deripaska dhe përdorën me mashtrim një ent të SHBA për të errësuar aktivitetin e tyre në kundërshtim me sanksionet e SHBA. Dhe, pasi SHBA vendosen sanksionet, ato duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë kundër të gjithë qytetarëve amerikanë për të qenë të suksesshëm. Nuk ka përjashtime për askënd, duke përfshirë edhe një ish-zyrtar të FBI-së si z. McGonigal."

Pas largimit nga FBI, McGonigal thuhet se më pas punoi për Deripaska përmes një firme ligjore që përfaqësonte manjatin rus të naftës.

Ai fitoi të paktën 25,000 dollarë në muaj duke punuar si "hetues" për firmën ligjore për çështjen Deripaska, sipas aktakuzës.

Më pas McGonigal punoi drejtpërdrejt për Deripaska, duke marrë një pagesë fillestare prej 51,000 dollarë(paradhënie) dhe më pas pagesa prej 41,790 dollarë çdo muaj për tre muaj nga gushti 2021 deri në nëntor 2021.

Ai u tha miqve se po punonte për "një djalë të pasur rus", sipas aktakuzës, dhe theksoi se puna e tij ishte e ligjshme. Në bisedat për Deripaskën, ai shpesh përmendej nga McGonigal dhe Shestakov si "djaloshi i madh" dhe "ju e dini se kush".

Zyra e Prokurorit të SHBA në Uashington, DC, hapi një çështje të veçantë të hënën kundër McGonigal me akuzën se ai kishte marrë 225,000 dollarë në para(cash) nga një individ me interesa biznesi në Evropë, të cilin McGonigal e dinte se ishte një punonjës i një shërbimi të huaj inteligjence.

Aktakuza me nëntë pika pretendon midis gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, që çoi në pensionimin e tij nga Zyra e FBI-së në Nju Jork, McGonigal , ai fshehu nga byroja federake marrëdhënien e tij me këtë ish-oficer të huaj të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte shtetas të huaj.

Personi sipas hetimeve të prokurorve amerikan cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez.

Personi më vonë "shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik me të huaj" mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Në paraqitjen e gjykatës në Manhattan të hënën, ndihmësi i Prokurorit të SHBA Derek Wikstrom tha se McGonigal do të paraqitej praktikisht të mërkurën para një gjyqtari federal në D.C. për t'u gjykuar për  marrjen e 225,000 dollarëve nga biznesmeni shqiptar.

ABC News pretendon se një avokat i McGonigal nuk i është përgjigjur kërkesës së këtij televizioni lidhur me  hetimet dhe akuzën.

Shestakov, 69 vjeç, i cili jetonte në Morris, të Connecticut, gjithashtu dyshohet se gënjeu hetuesit e FBI-së në nëntor 2021 për marrëdhënien e tij me Deripaska. Përveç akuzave të tjera, ai është akuzuar edhe për një akuzë për deklarime të rreme.

Deri paska, një manjat i industrisë së aluminit, ishte në mesin e 20 rusëve të sanksionuar në vitin 2018 nga Departamenti i Thesarit si ndëshkim për "aktivitetet e vazhdueshme dhe gjithnjë e më keqdashëse të qeverisë ruse në botë", sipas zyrtarëve të Deoartamentit të Thesarit në Washington DC.

FBI kontrolloi dy shtëpitë e tij atë në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2021.

Deri paska 55-vjeçari ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, sipas Listës së Miliarderëve të Forbes, megjithëse ai kishte rreth 7 miliardë dollarë në vitin 2018 - në të njëjtin vit sanksionet e vendosura nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat