Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan zbulohen dokumente të klasifikuara

Amerika

Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan zbulohen dokumente të klasifikuara

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:20
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan, Mike Pence, janë gjetur dokumente të klasifikuara.

Dokumentet, që janë zbuluar nga një avokat, javën e kaluar, në shtëpinë e Pencit në Indiana, i janë dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Përfaqësuesit e Pence u kanë dërguar letër Arkivave Kombëtare, duke i njoftuar për dokumentet.

FBI më pas ka shkuar në shtëpinë e ish-nënpresidentit për t’i mbledhur ato.

Së fundi është raportuar se dokumente të klasifikaura janë gjetur edhe në shtëpinë e presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur më parë edhe në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump përballet me hetime penale nën dyshimet për keqpërdorim të dokumenteve./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat