Dosja “McGonigal”- Ligjvënësi republikan ngre shqetësimin, çështja kalon në Kongresin Amerikan

Amerika

Dosja “McGonigal”- Ligjvënësi republikan ngre shqetësimin, çështja kalon në Kongresin Amerikan

Më: 29 janar 2023 Në ora: 23:58
Jim Jordan

Kongresmeni republikan, Jim Jordan, u kërkoi demokratëve të bashkohen me republikanët në nisëm që synon të hetojë “armatizimin” e qeverisë federale.

Jordan, një mbështetës i fortë i Trumpit, u shpreh ndër të tjera se edhe për atë që e quajti “armatizimin” e agjencive federale, duke kritikuar FBI-në ndërsa përmendi Charles McGonigal, agjentin special të ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018.

“FBI ka spiunuar fushatën e presidentit, ka ndryshuar provat përpara gjykatës FISA, ka paguar një burim njerëzor konfidencial edhe pse e dinin se burimi njerëzor konfidencial i kishte gënjyer”, ka deklaruar ai.

McGonigal u akuzua të hënën e kaluar se punonte me Oleg Deripaskën, ndërsa në aktakuzë përmendet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, për disa takime të padeklaruara me zyrtarin e FBI.

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) tha se McGonigal, i cili mori pjesë në hetimin e oligarkëve rusë, mori para nga Deripaska në 2021 për të hetuar një tjetër oligark. Agjenti special ka punuar gjithashtu në vitin 2019 për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Deripaska, sipas AP.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë./ Marrë nga BW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat