​Dokumentet e klasifikuara, FBI kontrollon shtëpinë e presidentit Biden, në Delaware

Amerika

​Dokumentet e klasifikuara, FBI kontrollon shtëpinë e presidentit Biden, në Delaware

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:53
Joe Biden

FBI ka nisur një kontroll në shtëpinë e presidentit, Joe Biden, në Rehoboth, Delaware, si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara. Kjo u bë e ditur nga avokatë të presidentit Biden. Nëpërmjet një deklarate, avokati i Biden tha se kërkimi ishte i "planifikuar" dhe me "mbështetjen e plotë" të presidentit.

CBS ka raportuar se kontrolli ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. FBI nuk ka komentuar mbi kontrollin dhe meqë ishte konsensuale, nuk është kërkuar një urdhër kërkimi. Avokati i zotit Biden, Bob Bauer, tha se kontrolli u krye "pa njoftim paraprak publik", në interes të "sigurisë operacionale dhe integritetit".

Kërkimi është i fundit i një serie kontrollesh të kryera në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn në Uashington DC, në nëntor. Kjo nuk u bë publike në atë kohë.

Dokumentet shtesë u zbuluan në një shtëpi tjetër të zotit Biden në Wilmington, Delaware, nga kontrollet e mëvonshme të kryera në dhjetor dhe janar.

Zoti Biden ka thënë se ekipi i tij bëri "atë që duhej të bënte" dhe po "bashkëpunonte plotësisht” me hetimin. Njoftimi për kontroll vjen një ditë pasi këshilltari special, Robert Hur, filloi zyrtarisht detyrën e tij, duke mbikëqyrur hetimin mbi dokumentet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat