Tri gra nga Teksasi u zhdukën pasi kaluan kufirin me Meksikën dy javë më parë

Amerika

Tri gra nga Teksasi u zhdukën pasi kaluan kufirin me Meksikën dy javë më parë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Tri gra që jetojnë në Teksas besohet se janë zhdukur në Meksikë.

Kjo pasi ato kaluan kufirin me ShBA-në për të shitur rroba në një treg më shumë se dy javë më parë.

Marina Perez Rios, 48 vjeç, motra e saj Martiza Trinidad Perez Rios, 47 vjeç dhe shoqja e tyre Dora Alicia Cervantes Saenz, 53 vjeç, kaluan në Meksikë më 24 shkurt, tha për CNN të shtunën Roel Bermea, shefi i policisë së Penitas, Teksas.

Gratë po shkonin në qytetin Montemorelos në shtetin meksikan Nuevo Leon për të shitur rroba në një treg, tha Bermea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat