Momenti i rëndë, moderatores amerikane i bie të fikët në transmetim të drejtpërdrejtë

Amerika

Momenti i rëndë, moderatores amerikane i bie të fikët në transmetim të drejtpërdrejtë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:35
Moderatore amerikane

Ky është momenti i rëndë kur moderatores amerikane i bie të fikët pak para se të niste raportin e saj të motit gjatë transmetimit të drejtpërdrejt.

Meteorologia e CBS La, Alissa Carlsson Schwartz, po bëhej gati të jepte raportin e saj të orës 7 të mëngjesit, kur i ndryshoi fytyra papritur, ra me kokë fillimisht në tavolinë e pastaj kolapsoi në tokë. Dy moderatoret e tjera ishin duke biseduar në atë moment dhe po bëheshin gati t’ia kalonin asaj linjën.

Ajo u përpoq të mbante një buzëqeshje në fytyrën e saj, por para se të fillonte parashikimin e saj, sytë e saj iu rrotulluan. Moderatorja ngadalë ra përpara me krahët e saj, dhe dikur ra krejt në tokë, mbrapa tavolinës.

Dy koleget e saj Nichelle Medina dhe nuk dukej se vërenin për një moment se çfarë po ndodhte. Më pas mbetën të shtangura.

Schwartz në atë pasdite shkroi në Facebook se do të bëhej mirë dhe falënderoi njerëzit për mesazhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat