SHBA: 16-vjeçari aksidenton për vdekje pesë fëmijë

Amerika

SHBA: 16-vjeçari aksidenton për vdekje pesë fëmijë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Pesë fëmijë raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Westchester të New Yorkut.

Sipas mediave, një 16-vjeçar derisa po e voziste një veturë të tipit Nissan, e kishte humbur kontrollin duke i goditur një pemë, e më pas ka marrë flakë.

Viktimat thuhet se ishin të moshës 8 deri në 17 vjeç, dhe janë nga Connecticut.

Një nëntëvjeçar i ka mbijetuar aksidentit.

Sipas policisë ende mbetet i panjohur shkaku që ka çuar deri tek aksidenti.

Rasti po hetohet nga policia e Qarkut të Westchester/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat