“Kërcet” arma në shkollë, ka të plagosur

Amerika

“Kërcet” arma në shkollë, ka të plagosur

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Një person plagosi dy mësues në një shkollë të mesme në Denver, SHBA.

Autori është në arrati, tha policia. Kryetari i bashkisë së Denverit, Michael Hancock, paralajmëroi qytetarët që të mos i afroheshin sulmuesit sepse ai është armatosur, i rrezikshëm dhe i gatshëm për të përdorur një armë.

Ai bëri thirrje të njoftohet policia nëse ka ndonjë informacion.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital. Shkolla u mbyll deri në përfundim të hetimeve.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat