Viktima dhe shkatërrime masive në Misisipi pas tornados së fuqishme

Amerika

Viktima dhe shkatërrime masive në Misisipi pas tornados së fuqishme

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 26 vetë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën ndërsa një tornado e fuqishme goditi disa qytete në Misisipi duke shkaktuar dëme të shumta. Presidenti Joe Biden vuri në dispozicion fonde federale për zonat e goditura, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për përkeqësim të motit në disa pjesë të shteteve të goditura nga stuhia vdekjeprurëse.

Presidenti Joe Biden ka aktivizuar mekanizmat e qeverisë federale në përpjekjet për ndihmuar zonat e prekura rëndë nga stuhia e fuqishme që shkaktoi disa viktima në shtetin e Misisipit.

Të paktën 26 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa stuhia masive përfshiu disa qytete.

Ekipet e kërkim-shpëtimit në terren vazhdojnë përpjekjet në zonat e dëmtuara rëndë. Qyteti Rolling Fork me rreth 1,900 banorë në Misisipin perëndimor u godit më së shumti nga tornadoja, duke u tjetërsuar në një gërmadhë.

Stuhia masive përshkroi një trajektore mbi 270 kilometrash të gjatë në një hark kohor prej 60 minutash.

“Kam parë ditë më të mira, por kjo është më e keqja që kam parë ndonjëherë. Torandoja ishte shumë shkatërruese. Shumë kujtime që kisha këtu janë shkatërruar, një fatkeqësi. Jam zemërthyer", thotë Roni Papa, banor në Silver City.

E them sinqerisht, nuk di çfarë të bëj. Nuk ka mbetur asgjë. Unë kam një shtëpi tjetër dhe do shkoj të qëndroj atje. Tani për tani po përpiqem të pastroj këtu, sepse shiu po kthehet dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur ujin jashtë”, thotë një tjetër banor në Silver City.

Kjo stuhi ishte ndryshe, ishte shumë e fortë. Unë nuk isha në dijeni të saj, por kur dëgjova zhurmën e çuditshme, erën e fortë u futa në bodrum. Fillova të lutesha dhe i kërkova Zotit që të kujdesej për mua”, thotë një banore Silver City.

Bazuar në të dhënat e autoriteteve lokale tonadoja goditi zonat e shkatëruarar me erëra me shpejtësi 265 deri në 320 kilometra në orë.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për përkeqësim të motit të dielën, përfshirë erëra të forta, breshër dhe për tornado në pjesën lindore në Luiziana, në jug të Misisipit dhe në Alabama.

Rreth 26 mijë klientë janë pa energji elektrike që nga mbrëmja e së shtunës në Misisipi, Alabama dhe Tenesi për shkak të stuhisë, sipas autoriteteve./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat