Sao Paolo: 13-vjeçari vret me thikë mësuesen e tij, i plagos edhe pesë persona të tjerë

Amerika

Sao Paolo: 13-vjeçari vret me thikë mësuesen e tij, i plagos edhe pesë persona të tjerë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Një mësuese e ka humbur jetën pasi u ther me thikë nga nxënësi i tij i moshës 13-vjeçare.

Rasti tragjik ka ndodhur në shkollën “Thomazia Montoro”, në Sao Paolo të Brazilit.

I dyshuari raportohet se i ka plagosur edhe tre mësues të tjerë dhe dy shokë të klasës.

Djaloshi, u mor në pyetje nga ana e policisë në praninë e prindërve.

Kështu tha sekretari shtetëror i Arsimit, Renato Feder.

“Mësuesit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lëndimet e nxënësve janë të lehta”, deklaroi ai.

Feder tha se në nderim të mësueses së vdekur do të shpallen tre ditë zie, shkruan Reuters.

Ndërkaq, sekretari shtetëror për Siguri Publike, Guilherme Derrite, tha transportimi i mësueses me helikopter kishte qenë i pamundur.

“Në rrethana normale, policia ushtarake do ta kishte çuar mësuesen në spital me helikopter, por për shkak se kishte pësuar një pengesë, ajo u transportua me makinë, si rezultat i së cilës dha frymën e fundit në rrugë”,tha ai.

Derrite shtoi se një mësues i edukimit fizik ka arritur të ndalojë nxënësin të plagosë të tjerët.

“Ishte një akt heroik. E ka imobilizuar dhe është kujdesur që t’i marrë thikën. Pa këtë veprim heroik, kjo tragjedi sigurisht që do të kishte qenë shumë më e madhe”, shtoi Derrite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat