Si aktorja e filmave për të rritur, solli 34 akuza ndaj Donald Trump

Amerika

Si aktorja e filmave për të rritur, solli 34 akuza ndaj Donald Trump

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:54
Donald Trump dhe Stormy Daniels

Janë 34 akuza që rëndojnë mbi ish presidentin amerikan Donald Trump nga një gjykatë e Nju Jorkut.

Në thelb të tyre janë falsifikimet në mënyrë të përsëritur përmes mashtrimit të të dhënave të biznesit në metropolin amerikan për të mbuluar krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku me të drejtë vote gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Përfshirë këtu edhe pagesën prej 130 mijë dollarësh të një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels. Kjo e fundit ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, pa u bërë president i SHBA. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels që mos të fliste dhe e regjistroi pagesën si një transaksion financiar biznesi.

Më pas Cohen tha se e kishte bërë këtë me urdhër të Trump. Këtu nis saga e akuzave nga prokuroria që pretendon se Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare dhe transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’.

Sipas prokurorëve, kjo do të thotë se Trump ka falsifikuar të dhënat, që është një vepër penale në Nju Jork. Trump u paraqit dje para gjykatësit ku ju lexuan 34 akuzat e prokurorisë, teksa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar. Ish-presidenti Donald Trump hyri në gjykatë rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg. Në sallën e gjyqit ai i mohoi të gjitha akuzat.

Ekipi ligjor i Trump është shprehur se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.Vetë Trump tha pas seancës në rrjetin e tij social Truth Social se e gjitha kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka urdhëruar pagesën e një shume parash në favor të ish presidentit nga ajo që quajti “Stormy Daniels me fytyrë kali”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat