Krejt çka dihet për të riun që dyshohet se nxori dokumentet sekrete të Pentagonit

Amerika

Krejt çka dihet për të riun që dyshohet se nxori dokumentet sekrete të Pentagonit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:10
Jack Douglas Teixeira

Jack Douglas Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, është i dyshuari kryesor i autoriteteve amerikane për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit.

21-vjeçari kalonte një pjesë të mirë të kohës së tij në një grup online, ku flitej e postohej kryesisht për video-lojëra, Zota, armë, meme- dhe dokumente top sekrete amerikane

Platforma online ky i riu dyshohet se i postoi dokumentet quhet Thug Shaker Central, në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur mes të apasionuarve me video-lojërat online, ku njihej me nofkën “OG”.

Tashmë, mbi Teixeira-n rëndojnë akuza për spiunazh. 21-vjeçari, sipas BBC, ka mbaruar shkollën e mesme në 2020, në vendin e tij të lindjes Dighton verior, Massachusetts. Një vit më parë, ai iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, që është rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u anëtarësuar  në Krahun e 102-të të Inteligjencës.

Teixeira u gradua korrikun e kaluar në “Airman 1-st Class”, një pozicion relativisht i ri, dhe ishte i vendosur në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod.

Sipas të dhënave nga shërbimi, titulli i tij zyrtar është mjeshtër i Sistemeve të Transportit Kibernetik.

Faqja zyrtare e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për funksionimin e rrjetit global të komunikimit të Forcave Ajrore.

Familja e tij thuhet se është marrë kryesisht me shërbim ushtarak. Njerku i tij doli në pension pas 34 vitesh shërbimi, sipas Washington Post. Posti i tij e fundit ishte, mjeshtër rreshter nga njësia e 21-vjeçart, njësia 102 e inteligjencës.

Nëna e tij ka punuar më parë në organizata jofitimprurëse të përqendruara te veteranët, si dhe në Departamentin e Shërbimeve të Veteranëve në Massachusetts, sipas të dhënave publike të marra nga LinkedIn, të cituara nga mediat amerikane.

Ajo çdo vit postonte foto të familjes për Ditën e Veteranëve. Foto të tjera në mediat sociale thuhet se tregojnë Teixeira-n me dy qentë e familjes.

Ai thuhet se njihej si drejtuesi i një chatroom-i të krijuar në vitin 2020. Thug Shaker Central përfshinte afërsisht 20 deri në 30 anëtarë, kryesisht të rinj, nga vende të ndryshme.

Një anëtar i grupit ka thënë për mediat se Jack ishte një i ri karizmatik që i pëlqenin armët.  Anëtarë të tjerë i thanë mediave amerikane se Teixeira ishte më i madh se shumica e grupit dhe dukej i etur për t’u bërë përshtypje.

Njëri i tha New York Times: “Ai ishte miti. Dhe ai ishte legjenda. Të gjithë e respektonin këtë djalë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat