Tmerr në ajër dhe në tokë, motori i avionit në flakë

Amerika

Tmerr në ajër dhe në tokë, motori i avionit në flakë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:22
Avioni u ngrit nga aeroporti i ishullit San Andrés në Bogotá, Kolumbi

Një avion Airbus A 320-214 i kompanisë Avianca u detyrua të bëjë ulje emergjente duke u rikthyer sërish në pistën që sapo ishte ngritur pasi një prej motorëve shpërtheu në flakë.

Avioni u ngrit nga aeroporti i ishullit San Andrés në Bogotá, Kolumbi, ndërsa vetëm pak minuta më pas, një prej motorëve u përfshi nga flakët pasi një zog u fut në të. Piloti reagoi shpejt dhe e uli avionin të sigurt në pistë, pa lënduar asnjë person.

Një video e avionit është bërë virale në internet teksa “Airbus A” fluturon mbi kokat e turistëve në ishull, ndërsa flaka del nga motori.

Ditët e fundit janë raportuar disa raste të ngjashme kur motorët janë përfshirë nga flakët, por për fat të mirë, pilotët kanë arritur t’i ulin avionët të sigurt në pistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat