Presidenti i Ekuadorit shpërndan parlamentin

Amerika

Presidenti i Ekuadorit shpërndan parlamentin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:34
Ekuador

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpërndarë parlamentin e kontrolluar nga opozita në mes të një gjyqi për shkarkim.

Ai ishte akuzuar se kishte bërë një sy qorr ndaj përvetësimit të supozuar dhe po përballej me një votë të afërt që mund ta kishte rrëzuar nga detyra, shkruan bbc.

Lasso, një konservator, tha se akuzat ishin të motivuara politikisht.

Ai tani do të ketë deri në gjashtë muaj për të qeverisur me dekret – pa kontributin e ligjvënësve – përpara se të mbahen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Klauzola kushtetuese e përdorur nga Lasso për të shpërndarë parlamentin, dhe për të urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme njihet si vdekja e ndërsjellë “muerte cruzada”.

Ajo u prezantua në vitin 2008 dhe nuk është përdorur kurrë më parë në Ekuador. Ajo shihet si një masë ekstreme dhe pritet të shkaktojë protesta nga grupet opozitare.

Lasso argumentoi se ishte e nevojshme “për shkak të një krize të rëndë politike dhe trazirave të brendshme”.

Presidenti konservator akuzoi Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita për pengim të reformës.

Ai tha se ishte e pamundur “të zgjidheshin problemet e familjeve ekuadoriane… kur ekziston një Asamble Kombëtare, misioni politik i së cilës është të destabilizojë demokracinë”.

Por grupet opozitare thanë se ishte presidenti ai që po minonte demokracinë duke thirrur “muerte cruzada”.

Konfederata me ndikim e grupeve indigjene të Ekuadorit, Conaie, e ka quajtur lëvizjen “diktatoriale” dhe ka thirrur një takim për më vonë të mërkurën.

Protestat masive të organizuara nga Conaie, duke përfshirë bllokimin e autostradave kryesore, kanë paralizuar disa pjesë të vendit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat