Rrëfimi i burrit nga Arizona që u sulmua nga 1 mijë bletë dhe e thumbuan mbi 250 herë

Amerika

Rrëfimi i burrit nga Arizona që u sulmua nga 1 mijë bletë dhe e thumbuan mbi 250 herë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:49
Rrëfimi i burrit nga Arizona që u sulmua nga 1 mijë bletë

Një burrë nga Arizona që ka njërën këmbë të amputuar dhe është 60-vjeç, ka “shpëtuar për një fije floku”, kur së bashku me qenin e tij u sulmua nga 1 mijë bletë që e thumbuan mbi 250 herë.

Po të mos ishin ekipet e zjarrfikësve që u telefonuan për të intervenuar, i moshuari nga SHBA sigurisht se sot do të ishte në gjendje kome.

Ai kishte nxjerrë qenin për ta shëtitur kur u sulmuan nga më shumë se 1 mijë bletë. Thumbimet ishin aq të rënda sa që ai filloi të humb vetëdijen.

Bëhet fjalë për John Fischer që kishte humbur njërën këmbë si pasojë e një infeksioni tetë vite më parë, dhe tani është në karrocë, kurse qeni vazhdimisht e shoqëron ngado që shkon.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e një familje në Arizona, kanë kapur momentin kur insektet e sulmojnë dhe nga dhimbjet e mëdha përplas kokën për asfalti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat