SHBA: Marrëveshje në çështjen e borxheve

Amerika

SHBA: Marrëveshje në çështjen e borxheve

Më: 29 maj 2023 Në ora: 09:02
Drejtuesi republikan në Kongres, Kevin McCarthyFotografi: Patrick Semansky/AP/dpa/picture alliance

Republikanët dhe demokratët janë grindur ashpër për muaj të tërë për rritjen e tavanit të borxheve të SHBA-së. Tani duket se po ravijëzohet një zgjidhje.

Ka ende "një ose dy gjëra të vogla" për t'u sqaruar, por palët janë mjaft afër arritjes së një marrëveshjeje, njoftohet nga Uashingtoni. Sipas CNN-it marrëveshja e përkohshme për tavanin e borxhit tani po shqyrtohet nga të dyja palët. Drejtuesi republikan në Kongres, Kevin McCarthy, u tha gazetarëve se do të fliste sërish me presidentin amerikan, Joe Biden dhe do të mbikëqyrte formulimin përfundimtar të projektligjit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë më pas ditën e mërkurë.

Një gjë është e qartë: marrëveshja përfundimtare duhet të miratohet në të dy dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të shmanget pamundësia e e qeverisë amerikane për të paguar.

Mosmarrëveshja mbi tavanin e borxheve madje e shtyu Biden të anulonte udhëtimet jashtë vendit. Në SHBA parlamenti vendos në intervale jo të rregullta një tavan borxhi  dhe përcakton se sa para mund të marrë hua shteti. Ndërkohë tavani i borxhit prej rreth 31.4 trilion dollarësh është arritur dhe Ministrisë së Financave i duhet të përdorë rezervat e kapitalit.

Pa republikanët s'mund të bëhet asgjë

Image
Ministrja e Financave e SHBA-së, Janet YellenFotografi: Drew Angerer/Getty Images

Biden dhe demokratët e tij kanë nevojë për republikanët në Kongres për të rritur tavanin e borxhit. Ministrja e Financave e SHBA-së, Janet Yellen, paralajmëroi së fundmi se pamundësia për të paguar e ekonomisë më të madhe në botë mund të ndodhte më 5 qershor. Kjo mund të shkaktojë një krizë financiare globale dhe një rënie të rëndë ekonomike. Kjo do të thotë, se SHBA nuk do të jetë më në gjendje të paguajë shumicën e faturave dhe për pasojë miliona vetë mund të humbasin punën e tyre.

Mosmarrëveshjet po zgjasin me muaj të tërë. Zyrtarë të lartë nga ekipi i Bidenit vazhduan të negocionin me republikanët edhe kur Biden ishte në Japoni për samitin e G7. Biden kishte theksuar se në historinë e SHBA-së ishte arritur që falimentimi dhe pamundësia e shtetit për të paguar ishte arritur të parandalohej 78 herë dhe pandaj duhej të mundësohej edhe këtë herë. Si republikanëve ashtu edhe demokratëve do t'u duhet të bëjnë kompromise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat