Stjuardesa amerikane gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë

Amerika

Stjuardesa amerikane gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stjuardesë e linjave American Airlines është gjetur e vdekur në një hotel pranë aeroportit me një çorape në gojë, dy ditë pasi supozohej të ishte larguar, njoftonin autoritetet.

Gruaja 66-vjeçare nga Las Vegas u gjet pa ndjenja nga stafi i pastrimit mbrëmjen e të hënës teksa mjekët që erdhën në vendngjarje e shpallën të vdekur rreth orës 22:40.

Policia tha se nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe as nuk ishin gjetur armë në dhomë, citonte rrejti vendas 6ABC.

Disa shishe me mjekime ishin gjetur pranë krevatit të së ndjerës dhe hetuesit thanë se ajo merrte rregulisht mjekime re rekomanduara nga mjeku.

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është përcaktuar , por krye-inspektori Scott Small tha për rrjetin NBC10 se gruaja kishte pësuar një “vdekje të papritur”.

Ai nuk mund të shpjegonte motivin e çorapes së gjetur në gojën e viktimës.

Identiteti i gruas nuk është bërë publik pasi nuk janë publikuar ende rezultatet e autopsisë.

Detektivi Small tha se vdekja mund të konsiderohet e dyshimtë dhe po hetohet nga dega e vrasjeve e policisë vendase.

Në qershor një tjetër stjuardesë e linjave American Airlines vdiq papritur pasi humbi ndjenjat gjatë një fluturimi ndërkombëtar që kthehej në SHBA.

Carol Wright, e cila kishte punuar për këtë linjë prej 38 vjetësh, u shemb përdhe papritur gjatë fluturimit nga Venecia drejt Filadelphia në bordin e avionit Boeing 787-8, sipas rrjetit Mirror.

Në atë rast avioni pasagjerëve u detyrua të ndryshonte kurs drejt Dublinit, Irlandë, ku megjithë tentativat e kolegëve, Wright nuk mund të shpëtohej dhe u shpall e vdekur në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat